Vidhen stoli ari me vlerë prej 10 mijë eurosh në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar
 
				Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një shtëpi në rrugën “Mustafë Xhigolli” në Ferizaj, ku sipas policisë, janë grabitur stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se një i dyshuar 25-vjeçar është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                