13:04 / E Premte, 24 Mars 2023 / k.v

Vidhet arka me para në furrë të bukës, i dyshuari porositi byrek për ta mashtruar punëtoren (Video)

Një arkë me para të mbledhura për skamnorët, është vjedhur nga një person në një furrë të bukës në Ferizaj.

Derisa punëtorja futet brenda për t’ia sjell byrekun të dyshuarit, ky i fundit me shpejtësi largohet nga vendi bashkë me arkën.

Punëtorja e ka denoncuar rastin në polici ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më poshtë mund ta shihni videon: