10:09 / E Enjte, 20 Prill 2023 / k.v

Vidhet automjeti i ngarkuar me mjete të punës

Një person nga Komorani i Drenasit ka njoftuar policinë se persona të panjohur, nga vend punishtja e tij, i kanë vjedhur automjetin-kombi me mjete pune në të dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti i vjedhjes së rëndë është lajmëruar të mërkurën rreth orës 00:30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./IndeksOnline/