Vidhet automjeti në Fushë Kosovë
Një vjedhje e veturës është raportuar të dielën në mesditë në Fushë Kosovë, transmeton Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij në rrugën “Aziz Abrashi”.
Rasti është duke u hetuar dhe sipas policisë deri tani nuk ka persona të identifikuar./Indeksonline/