75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / KV

Vidhet biçikleta 5 mijë euro në Pejë, policia arreston të dyshuarin

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vepra penale të vjedhjes.

Më 30 shtator 2025, stacioni policor në Pejë ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së një biçiklete në rrugën “Emrush Miftari”, me vlerë prej 5000 euro. Pas veprimeve hetimore, është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, më 31 gusht 2025, policia ka marrë informacion për një rast tjetër të vjedhjes në rrugën “Ramë Lajqi”, ku ishte vjedhur një motoçikletë në vlerë prej 4000 euro. Hetuesit kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar, i cili ka rezultuar të jetë i mitur. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit të Shtetit.

Policia ka bërë të ditur se biçikleta dhe motoçikleta e vjedhur u janë kthyer pronarëve legjitimë.