Vidhet busti i ish-zyrtarit të LDK-së
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth 12:10 është vjedhur busti i dëshmorit Smajl Hajdari në Pejë.
Rasti për policinë e ka raportuar një person i cili ka thënë se persona të panjohur kanë vjedhur bustin nga shkolla fillore “Smajl Hajdar”.
Nuk raportohet për person të arrestuar ndërsa njësia përkatës policore është duke hetuar rastin.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/09/424224.jpg)
Smajl Hajdari ishte deputet e aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është vrarë në hyrje të banesës së tij në Pejë në përbërjen e parë të Kuvendit të Kosovës pas luftës.