10:30 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Vidhet Golfi në Pejë, Policia e gjen shpejt veturën dhe hajnat!

Më 15.01.2020, Policia e Kosovës, e Stacionit policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e ka parkuar automjetin e tij VW Golf,  në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, me ç’rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë.

Hetuesit e Stacionit policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit.

Pas një pune intensive operativo-hetimore më 16.01.2020 është arritur që të identifikohen, rrjedhimisht të arrestohen dy (2) të dyshuar, një nga ta i mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e veturës”.

Vetura e gjetur pas proceduarve do t’i kthehet viktimës (pronarit).

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48-orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve.