75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Vidhet lopa në vlerë 1 mijë euro në Fushë-Kosovë

Një person ka raportuar se gjatë natës nga stalla e tij persona të panjohur ia kanë vjedhur një gjedh (lopë) vlera e së cilës arrin rreth 1 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Ngjarja në fjalë është raportuar se ka ndodhur në rrugën ‘Edmond Hoxha’ në Fushë-Kosovë.

Njësitet policore tashmë janë duke hetuar rastin./Indeksonline/