75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Vidhet një aparat për lojëra bixhozi me para

Dy ankues serb kanë njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me dhunë përmes ballkonit të lokalit të tyre, duke i vjerdhur një aparat për lojëra bixhozi.

Sipas ankuesit, nga aparati janë vjedhur para të gatshme, dinarë të Serbisë, shkruan Indeksonline.
“Leposaviq 08.05.2018 gjatë natës NN. Dy Ankuesit meshkuj K/Serb, njoftojnë se persona të panjohur kanë hyrë me dhunë përmes ballkonit ne lokalin e tyre me ç’rast nga lokali kanë vjedhur aparatin për lojëra bixhozi. Sipas ankuesit, nga aparati janë vjedhur para të gatshme dinarë të Serbisë. Në vend ngjarje ka dalë njësiti relevant Policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendimin e Prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet./Indeksonline/