Vidhet një Golf 2 në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 07:00, disa persona të panjohur kanë vjedhur një veturë në Fushë Kosovë.
Ankuesi e ka raportuar rastin në polic.
Vetura e vjedhur është e tipit “Golf II”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit Golf II. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnlinel.