75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 05 Mars 2026 / F.R

Vidhet një kamion në Pejë, policia nis hetimet

Një person ka raportuar në polici se të martën në Pejë nga persona të panjohur i është vjedhur kamioni.

Sipas njoftimit të policisë, në kamion ka pasur mjete të ndryshme pune.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Pejë 03.03.2026-23:39. Është raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur kamioni viktimës mashkull kosovar  në të cilin kishte pasur edhe mjete të ndryshme pune. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/