Vidhet një veturë afër stacionit të autobusëve në Drenas

Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura në Drenas. Sipas ankuesit, veturën e kishte të parkuar afër stacionit të autobusëve kur ja vodhën hajnat.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura me targa të huaja e cila kishte qenë e parkuar në parking afër stacionit të autobusëve”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet. Ditë më parë edhe në Arllat kishte ndodhur një vjedhje e veturës./IndeksOnline/