75 Mall Live Search
15:49 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Vidhet një veturë “BMW”, në të kishte dokumente me vlerë/Pronari kërkon ndihmë për ta gjetur


Gjatë natës së mbrëmshme është vjedhur një veturë e tipit “BMW”, në fshatin Kabash, të Prizrenit.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Shaban Osmanollaj nga Policia e Kosovës, për rajonin e Prizrenit.

“Po është raportuar për një veturë me targa hungareze, vjedhja ka ndodhur gjatë natës”, ka thënë ai.

Ndryshe në veturë kanë qenë edhe dokumentet personale (letënjoftim, viza hungareze).

Të gjithë ata që mund të kenë informacion të lajmërohen në këta numra: 044925519. ‭049631626‬ . /IndeksOnline/