75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / L K

Vidhet një veturë me disa pajisje në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është vjedhur një veturë.

Viktima ka raportuar se nga persona të panjohur iu ka vjedhur vetura.

Rasti ka ndodhur në komunën e Prizrenit dhe është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur veturën me targa vendore, baterinë dhe derivate nafte të traktorit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan IndeksOnline.