Vidhet një veturë në Podujevë

Një veturë e tipit “VW Passat” me targa vendore është vjedhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Sipas raportit policor, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00, ku i dyshuari ka marrë veturën e ankuesit
“Gllamnik, Podujevë 09.08.2025-03:00. Dyshohet se i dyshuari m/k ia kishte vjedhur veturën e tij VW Pasat me targa lokale ankuesit m/k. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.