75 Mall Live Search
09:47 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / KV

Vidhet një veturë në Zhur, pronari thotë se çelësat ishin brenda

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në fshatin Zhur të Prizrenit, transmeton IndeksOnline.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur, më 14 prill 2026 rreth orës 06:00.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën, e cila ishte e parkuar në oborrin e tij.

Sipas raportimit, vetura kishte mbetur me çelësat brenda në momentin e vjedhjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve./IndeksOnline/