19:10 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vidhet shkolla fillore në Gjurgjevik të Klinës

Gjatë ditës së djeshme disa persona të panjohur kanë hyr në shkollën fillore të fshatit Gjurvegjik të Madh të Komunë së Klinës.

Indeksonline mëson se të njëjtit kanë vjedhur një ditar, gjithashtu është thyer një shitore që ishte brenda objektit të shkollës, e cila nuk kishte as leje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ku pjesëtarë të policisë kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në vendngjarje./Indeksonline/