10:41 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / LB

Vidhet vetura luksoze në Çagllavicë (Foto)

Sot në orët e hershme të mëngjesit është vjedhur një veturë luksozë.

Rasti ka ndodhur në Çagllavicë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se vetura, siç mund ta shihni në foto është vjedhur para shtëpisë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ditëve të fundit janë rritur rastet kur qytetarët po denoncojnë vjedhje të veturave në Prishtinë, por edhe në qytete tjera të Kosovës.