“Vielen Dank Deutchland”, Zemaj falënderon Gjermaninë

Gjermania i ka dorëzuar sot IKSHPK-së, 6 mijë teste si donacion për diagnozë laboratorike të Covidit-19.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se kjo ndihmë është shumë e çmuar, e cila do të ndikojë në rritjen e numrit të të testuarve për Covidin- 19.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij z. Christian Heldt ishim në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të 6.000 testeve RT-PCR për diagnozë laboratorike të Covidit-19, në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).
Kjo është një ndihmë shumë e çmuar nga Gjermania që do të ndikojë në rritjen e numrit të të testuarve për Covid-19. I falënderojmë taksapaguesit gjermanë për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën. Faleminderit Gjermani! Vielen Dank Deutschland!