75 Mall Live Search
22:51 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Vietnami nis ndërtimin e stadiumit më të madh në botë

Vietnami ka nisur zyrtarisht ndërtimin e stadiumit më të madh në botë, i cili do të mbajë emrin “Trong Dong”.

Ky stadium do të ketë kapacitet prej 135,000 ulësesh, duke e bërë atë stadiumin me kapacitetin më të madh në nivel global, shkruan IndeksOnline.

Projekti parashikon një çati masive të lëvizshme (retractable roof), e cila do të mundësojë organizimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore gjatë gjithë vitit, pavarësisht kushteve atmosferike. Stadiumi pritet të shndërrohet në një qendër multifunksionale për ndeshje futbolli, evente ndërkombëtare dhe koncerte madhore.

Sipas planit zyrtar, punimet tashmë kanë nisur dhe stadiumi “Trong Dong” pritet të përfundojë në vitin 2028.

Ky investim i madh konsiderohet si një hap strategjik për zhvillimin e infrastrukturës sportive në Vietnam dhe synon ta vendosë vendin në hartën e organizimeve të mëdha ndërkombëtare në vitet e ardhshme./IndeksOnline/