75 Mall Live Search
11:23 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / SH

Vihet gur themeli i objektit të zjarrëfikësve, Suhareka bëhet me qendër moderne

Suhareka shumë shpejt do të ketë një objekt të ri dhe modern për zjrrëfikësit.

Kryetari Muharremaj bashkë me Halil Kastratin kanë vënë sot gur themelin për objektin e ri.

Komuna e Suharekës bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do ta bashkëfinancojnë ndërtimin e këtij objekti. Ka 8 vjet që jam në terren me ta dhe e njoh mirë nevojën e tyre. Pritëm shumë që t’na ndihmojnë institucionet qendrore përgjegjëse, të cilat e kanë detyrë dhe përgjegjësi, por nuk ndodhi”, ka thënë Bali Muharremaj./Indeksonline/