Vihet gur themeli për ndërtimin e parkut të përgjithshëm industrial “Drenasi 2”

Kanë filluar punimet ndërtimore në Parkun e përgjithshëm industrial “Drenasi 2”.
Në ceremoninë e nisjes së këtyre punimeve ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbështesë bizneset me orientim në prodhim e inovacion dhe krijimin e mundësive të reja për punësimin e të rinjve tanë.
“Mbështetje e parqeve industriale është një masat e politikat e qeverisë që kanë objektiv zhvillimin industrial dhe gjenerim të punësimit. Parku i përgjithshëm industrial “Drenasi 2”, do të jetë në shërbim të bizneseve tona”, tha Kurti.