75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / Gj. Sh

Vihet gurthemeli i një xhamie të re në qytetin e Gjilanit

Është vënë një gurëthemel i xhamisë së re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit.

Në njoftim u tha se ndërtimi i kësaj xhamie e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan do të plotësohen të gjitha kërkesat e shumë banorëve për ndërtimin e një xhamie në këtë pjesë.

Mirëpo, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim Tërnava, u shpreh se ndërtimi i kësaj xhamie do të mundësojë adhurimin e Krijuesit dhe në veçanti do të shërbejë në edukimin e brezave të rinj në frymën islame e kombëtare.

Ndërkaq edhe kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, tha se është mjaft i gëzuar me këtë projekt dhe sipas tij përveçse kjo xhami do ta zbukurojë Gjilanin do të ndikojë edhe në edukimin e brezave të rinj.