Vihet gurthemeli i Qendrës së gjenocidit serb “Bllaca 1999”
Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosonës sot do të vihet gurthemeli i Qendrës përkujtimore për gjenocidin serb mbi shqiptarët “Bllaca ’99”.
Agjenda e aktiviteteve është:
14:00 – Vënia e gurthemelit të Muzeut të
gjenocidit serb
14:10 – Fjalimet e liderëve të Kosovës dhe të ftuarve të tjerë në këtë
ceremoni;
14:30 – Programi artistik i Ansamblit Kombëtarë të Këngëve dhe Valleve “SHOTA”;
15:00 – Hapja e ekspozitës me fotografi nga kampet e refugjatëve e fotografit
Asllan Krasniqi;
15:05 – Hapja e mitingut të poezisë “Bllaca 99”, me pjesëmarrjen e mbi 90
poetëve nga të gjitha trevat shqiptare;
15:15 – Mbjellja e 99 fidanëve.
Ndërsa, për të gjithë qytetarët e interesuar, Hekurudhat e Kosovës kanë organizuar transport të posaçëm nga Mitrovica, që niset në ora 11:00 dhe ndalet në të gjitha stacionet, deri në arritjen në Bllacë në ora 14:00./Indeksonline/