Vihet gurthemeli për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabria në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren Jehona Lushaku-Sadriu dhe drejtorin e Transformimit, Ilir Murseli, kanë vendosur këtë të martë, gurthemelin e shkollës në lagjen “Kalabria”
Për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabri të Komunës së Prishtinës, këtë të martë, kanë nisur punimet.
Tashmë është vu gur-themeli i ndërtimit të shkollës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Pas vendosjes së gurthemelit ka pasur pakënaqësi për inaugurimin e themelimit të shkollës në Kalabri të Prishtinës.
Disa banorë kanë thënë se shkolla po fillon të ndërtohet në pronën e tyre.
Ndërkohë, kryetari i kryeqytetit e ka ftuar të njëjtit në një takim të mërkurën në orën 07:30.