Vihet sot guri themeltar i banimit të përballueshëm në Istog, Kurti dhe Aliu marrin pjesë në ceremoni

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të vendosin gurin themeltar të projektit të banimit të përballueshëm dhe social në Istog.
Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, ceremonia do të mbahet në orën 09:00.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gur themelin e projektit të banimit të përballueshëm dhe social”, thuhet në njoftim.