Vije oferta e parë për profën e “Tik-Tokut”, pushim tre ditë në Turqi!

Profesori, Lulzim Paci, është bërë viral në ‘Tiktok” me videot e tij duke kërcyer valle tradicionale.
Ai u bullizua nga publiku, por disa nga artistët vendosën që përmes postimeve në rrjetet sociale t’i ofrojnë mbështetje, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ishte Labinot Tahiri, ai i cili e premtoj që do t’i bëj një dhuratë për të shkuar tri ditë në pushime në Turqi ose Shqipëri.
“PROF i dashur, nesër do të vizitojë dhe do të ju dhurojë një dhuratë nga ” Dora e Shqiptarëve” qē të shkoni në pushime 3 ditë , Shqipëri ose në Turqi.🤝😉thjeshtë theje deri N’rrahime siq e perdorim ne në shoqeri😄😄”.
Më poshtë postimi i plotë.
“🖐🏻🤝Prof i dashur, pata vendosur me u marr vetëm me punët e mia dhe me raste të cilat kanë nevojë për sherim, sepse ndryshe , ketu gjithçka është politizuar.
Prof i dashur, ju keni bërë punën më të mirë, duke i motivuar nxënësit dhe duke ju dhuruar vullnet me ato video supër personale, në kohën kur e gjithë RINIA E KOSOVËS është jashtemase e deshperuar.
Vella, vazhdo jetën tënde ashtu siq je , sepse po të jesh vetvetja të do Zoti, e kur të do Zoti nuk ke pse merzitesh për asgje.
Ju jeni mesues , jeni një HERO.
PROF i dashur, nesër do të vizitojë dhe do të ju dhurojë një dhuratë nga ” Dora e Shqiptarëve” qē të shkoni në pushime 3 ditë , Shqipëri ose në Turqi.🤝😉thjeshtë theje deri N’rrahime siq e perdorim ne në shoqeri😄😄”./Indeksonline/