75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / LB

Vijnë në Kosovë edhe 45 afganë të rinj

Në Kosovë sot kanë arritur edhe 45 afganë të rinj. Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se afganët e rinj kanë mbërritur në Kosovë pak minuta më herët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në anën tjetër, ditë më parë kanë filluar të largohen nga Kosova disa afganë për në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tash kanë arritur rreth 1000 refugjatë afganë.