75 Mall Live Search
15:46 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Vijnë ofertat e para për Rashford, ka interesim nga Arabia Saudite

Marcus Rashford mund të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të janarit.

Madje dhe vetë Rashford, në një intervistë kishte deklaruar se është gati për një sfidë të re.

Siç raporton gazeta britanike “Mirror”, për anglezin janë interesuar skuadrat e Arabisë Saudite me Al-Ahlin, Al-Ittihad dhe Al-Qadsiah të interesuara për shërbimet e tij.

Nëse Al-Ahli do të niste një lëvizje zyrtare për Rashford, ata do të duhet të shesin një nga yjet e tyre të huaj për shkak të rregulloreve të Ligës Saudite – megjithëse klubi thuhet se është i gatshëm të shesë kapitenin Firmino në janar.

Kujtojmë se Rashford, është lojtar i rritur në akademinë e Unitedit që nga 2005, dhe ka bërë debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2016, ku kishte shënuar 2 gola në ndeshjen e “Europa League” ndaj Midtjylland./IndeksOnline/