Vijnë për pushime/ Fluks në Durrës, Morinë, Qafë-Thanë e Kapshticë

Edhe këtë fundjavë në pothuajse të gjithë pikat kufitare nga toka dhe deti, ka pasur një fluks të shtuar të udhëtarëve.
Mijëra turistë të huaj, por edhe vendas që jetojnë jashtë po zgjedhin bregdetin e Jonit dhe Adriatikut për të kaluar pushimet.
Në Portin e Durrësit sot pritet që të mbërrijnë 5 tragete me rreth 7500 udhëtarë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj me 5343 automjete. Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë.
Radhë të gjata kilometrike që në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka pasur edhe në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit tonë ndërsa dogana po punon me kapacitet të plotë me 8 sportele.
Fluksi i madh i turistëve ka krijuar radhë kilometrike.
Sipas të dhënave të doganës rreth 1,2 milionë qytetarë kanë hyrë në shqipëri përmes pikës kufitare të morinës, një shifer rreth 3 herë me e madhe sesa korrikun e 2020.
Edhe në Kapshticë ka pasur një fluks udhëtarësh që hyjnë në vendin tonë. Të premten nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 3465 qytetarë dhe kanë dalë 1781 të tjerë.
Në Qafë Thanë kanë hyrë të premten 5079 qytetarë dhe kanë dalë 3809.
Nga ana tjetër në Kakavijë numri i personave që kanë hyrë në vendin tonë ka qenë 4357 persona dhe kanë dalë 2291./Ora news/