Vijojnë kërkimet në hotelin e rrënuar në Durrës, dyshohet se një person është gjallë
Edhe në këto ora të vona, ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë misionin e tyre në Shqipëri.
IndeksOnline momentalisht po qëndron në Durrës, nga sjellë edhe pamjet nga hotel Tropikali, i cili u rrënua tërësisht nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.
Në pamje shihen ekipet nga Turqia duke kërkuar një person, i cili dyshohet se ende është gjallë.

Ndryshe, 23 është numri i viktimave deri më tani, ndërsa 650 kanë mbetur të lënduar.
Në mesin e të vdekurve është edhe një kosovar nga Gjilani, teksa vijojnë kërkimet pikërisht për të vëllain e tij të zhdukur, i cili ende nuk është nxjerrë./Indeksonline/