75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / MSH

Vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi do të dalin përpara trupit gjykues në seancën që fillon në orën 09:00, shkruan IndeksOnline.

Seanca e sotme vijon pas asaj të djeshmes, në të cilën dëshmuan Fadil Geci dhe Nuredin Ibishi.

Geci tha se kishte pasur raport të mirë me Tahir Zemajn, kurse u pyet se çfarë i kishte thënë Zemaj atij lidhur me faktin që Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi e kundërshtonin atë të jetë komandant i një nënzone.

Prokuroria ka pyetur dëshmitarin Ibishi për vendimin për masë disiplinore për paraburgimin për një pjesëtar të UÇK-së në afat prej tre ditësh.

Ai tha se ka vendosur ta bëjë këtë pasi që personi që e ka dënuar nuk e ka përmbushur detyrimin për të vepruar si roje dhe ka rrezikuar ushtarët e tjerë duke shpërthyer pa kujdes një mjet shpërthyes.