Vijon operacioni i antidrogës/ Shtatë të prangosur deri në këto çaste në Dukagjin

Po vijon edhe në këto çaste operacioni i anti-drogës në rajonin e Dukagjinit.
Shtatë persona kanë përfunduar në pranga deri tani ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se në këtë aksion janë gjetur kryesisht bimë të mariuhanës që kanë qenë në fazën e tharjes por edhe prova tjera, përfshirë edhe armë.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar p[përkitazi me këtë aksion të gjerë…