Vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/04/hage-gjykata-speciale-thaci-veseli-kransiqi-selimi-.png)
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, edhe sot po vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është seanca e katërt dhe e fundit për këtë javë.
Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00, raporton Indeksonline.
Të enjten e javës së kaluar, Dhomat e Specializuara njoftuan se Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit iu është vazhduar masa e paraburgimit.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep, tha se Trupi Gjykues konstatoi se për të dy të akuzuarit ekziston ende rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera./Indeksonline/