15:50 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vikendi i çmendur i futbollit, tetë derbi për t’i shikuar

Anulojeni të gjitha planet që i keni këtë vikend sepse ky vikend do të jetë vetëm për futboll. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë “flakë” për futbolldashësit, transmeton Indeksonline.

Tetë derbi nga liga më të forta evropiane dhe nga ligat shqiptare të futbollit.

Fillojmë qysh nga nesër ku në Super Ligën shqiptare të futbollit do të ndeshën rivalët e vjetër, Tirana dhe Partizanit, që zhvillohet nga ora 19:45.

Partizani që po gëzon një formë të mirë, ku nga pesë ndeshje ka arritur të grumbullojë 10 pik duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Kurse ekipi nga kryeqyteti nuk e ka nisur mirë ku ka siguruar pesë pik në po aq ndeshje, duke u gjendur në pozitën e shtatë. Dy derbit e fundit i kanë takuar ekipit të Partizanit.

Të shtunën duke filluar nga ora 15:00, kemi derbin “romak” mes Romës dhe Lazios. Jo shumë i njohur në evropë por rivaliteti i këtyre dy ekipeve është i madh.

Football – Soccer – Lazio v AS Roma – Italian Serie A – Olympic Stadium, Rome, Italy – 4/12/2016. Lazio’s and AS Roma’s players argue during the match. REUTERS/Alessandro Bianchi

Ekipi i Romës e ka nisur me këmbë të majtë këtë sezon pasi që nga gjashtë ndeshje ka siguruar vetëm tetë pik, duke u gjendur në pozitën e 10të në tabelë.  Por në ndeshjen e fundit kundër Frosinones ekipi i Di Francescos tregoj shenja jete ku arriti të fitojë me rezultat 4:0.

Pas një starti të dobët me dy humbje, Lazio ka arritur të rimarrë vetën. Eipi i Simone Inzaghit ka arritur të shënojë katër fitore radhazi duke grumbulluar kështu 12 pik pas gjashtë ndeshjeve. Lazio tanë pozicionohet në vendin e tretë në Serie A.

Derbi i fundit romak përfundoj në paqe, me rezultatë të bardhë 0:0.

Në ora 16:15 të shtunën në ligen spanjolle na pret derbi i ekipeve të vjetra, Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.  Loja do të zhvillohet në Camp Nou.

Barcelona pas një barazimi dhe një humbje kërkon të rikthehet te fitorja në La Liga. Ekipi katalunas gjendet në pozitën e parë në ligë me 13 pik pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse ekipi i Bilbaos është në formë të dobët pas pesë ndeshjeve ka vetëm gjashtë pik, duke u pozicionuar në pozitën e 13të.

Dy ndeshjet e fundit mes dy ekipeve i ka fituar ekipi i Barcelonës.

Në ora 18:00 Serie A na sjellë edhe një derbi. Kampioni i Italisë Juventus pret nënkampionin Napoli.

Dy ekipet janë në formë shumë të mirë. Ekipi nga Torino ka 18 pik nga gjashtë ndeshje dhe gjendet në pozitën e parë, kurse Napolitanët gjenden në pozitën e dytë me 15 pik pas gjashtë ndeshjeve.

Dy ndeshjet e fundit mes Juventus dhe Napoli na kanë sjellur dramë. Dy ekipet kanë arritur të fitojnë nga një herë.

Ky do të jetë derbi i parë i Ronaldos në Serie A që nga transferimi i tij në Itali.

Në Angli nga ora 18:30 të shtunën na pret një ndeshje fantastike mes Liverpool dhe Chelseas. Një fitore për secilën skuadër do të thoshte shumë për garën për të fituar titullin e ligës.

Ekipi i Liverpool në këtë ndeshje hynë si liderë, ku pas gjashtë ndeshjeve ka 18 pikë. Nuk është keq as Chelsea ku pas gjashtë ndeshjeve ka 16 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë.

Ndeshjen e fundit në Carabao Cup, ekipi londinez arriti të siguroj fitoren por asnjëra skuadër nuk luajti me formacionet më të mira.  Chelsea ka arritur të fitoj dy përballjet e fundit kundër Liverpool. Një ndeshje që duhet shikuar.

Qërshia mbi tortë është derbi i Madridit që përmbyll ditën e shtunë. Ekipi i Real Madrid pret Atleticon Madrid.

Kampioni evropian pas largimit të Zidane dhe Ronaldos ka shfaqur shenja pasigurie. Ata u mposhtën nga Sevilla me rezultat 3:0.

Ekipi i Real Madrid gjendët në pozitën e dytë me 13 pik, sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, pas gjashtë gjirove. Kurse Atletico Madrid pas një starti të ngadaltë është rikthyer në garë për titull. Ekipi i Simeones ka 11 pikë.

Ndeshja e fundit ishte në finalen e Supër Kupës së Evropës, ku Atletico arriti të fitojë 4:2 pas vazhdimeve.  Kurse në ligë ndeshja e fundit përfundoj 1:1.

Vazhdimësin e ndeshjeve derbi e kemi në futbollin vendor. Nga ora 15:30 kemi derbin e flaktë lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Ekipi i Gjilanit gjendët në pozitën e pestë pas gjashtë gjirove me 10 pik. Nuk ishte starti që ishte pritur nga ky ekip pas transferimeve të shumta.

Në pozitë më të mirë nuk është kampioni i Kosovës, Drita. Pasi performancave shumë të mira në garat evropian dhe pas fitimit të Kupës së Kosovës, Drita u prit të kishte një start të furishëm por nuk ndodhi.  Ekipi i Dritës ka një krizë të rezultateve. Pas gjashtë gjirove gjendet në zonën e barazhit, saktësisht në pozitën e 10të me vetëm gjashtë pik.

Nga Drita u largua trajneri Bekim Isufi dhe në krye erdhi trajneri Shpëtim Duro. Trajneri i ri arriti të mposht Prishtinën në ndeshjen e parë. Për Duron ky do të jetë derbi i parë i Anamoravës.  Dy derbit e fundit të Anamoravës  kanë përfunduar me rezultat të barabartë

Kurse në ora 18:45 për të përmbyllur vikendin kemi derbin e kryeqytetit mes Prishtinës dhe Flamurtarit.

Dy ekipet po gëzojnë një formë të kënaqshme. Ekipi i Flamurtarit pas nj starti prej katër fitore dhe një barazimi u ndal nga Llapi në gjiron e fundit. Flamurtari gjendet në pozitën e tretë me 13 pik.

Një pozitë më poshtë gjendet Prishtina që pas gjashtë gjirove ka 11 pik.  Një fitore për dy skuadrat do të thoshte hyrje në garë për titull të ligës.  Dy ndeshjet e fundit mes dy ekipeve i ka fituar Prishtina./Indeksonline/