20:22 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vikendi i ftohtë në Kosovë, pritet të ketë edhe reshje të borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurta me diell.

“…Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bijnë fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, njofton IHMK./Indeksonline/