Vikendi i “zjarrtë” në Superligë, këto ndeshje zhvillohen në javën e 13-të
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin për javën e 13-të në Superligë.
Nga dy ndeshje, zhvillohen të shtunën dhe të dielën, shkruan Indeksonline
Drenica e pret Ballkanin në “Bajram Aliu”, kurse Llapi e pret Prishtinën e Re në “Zahir Pajaziti”, të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.

Të dielën, Malisheva e pret Gjilanin në “Liman Gegaj” dhe Ferizaj e pret Dukagjinin në “Stadiumin e qytetit”. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
Kujtojmë se ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës që ishte e paraparë të zhvillohet të hënën është shtyrë./Indeksonline/

