Vikendi më i bukur për Majk, e kalon me personi më të veçantë për të!

Majk ka një karrierë të suksesshme si artistë, por ai prej kohësh është edhe baba dhe kohë e lirë mundohet ta kaloj me të birin.
Edhe këtë të shtunë, reperi dhe këngëtari i njohur e ka kaluar në shoqëri të Roanit, e me të cilin ka publikuar edhe fotografi në Instagram.

Majk ndau një imazhe teksa shihet në park me Roanin, teksa shkruan: Fotografia ime e preferuar.
Kujtojmë që Roan lindi si fryt i dashurisë së Majk me vajzën nga Prishtina, Majlinda Zekën me të cilën u nda pas një kohë të shkurtër.

Ndryshe, Majk së fundi ka njoftuar se shumë shpejt pritet të publikoj një projekt të ri muzikor./Indeksonline/