75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vikendi që përcakton të ardhmen, Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli para të hënës

Xherdan Shaqiri duekt se po i shijon ditët e fundit si futbollist i Liverpoolit. Aventura e tij te kampionët e Anglisë është drejt përfundimit.

Shaqiri mbrëmë nuk ishte as në bankën rezervë për ndeshjen me Arsenalin, transmeton Indeksonline.

Pas ndeshjes, Jurgen Kloppi, tregoj arsyet se pse nuk e përfshiu Shaqirin.

 “Nuk dua të them asgjë në lidhje me këtë, ajo që mund ta them se ai nuk është i lënduar dhe nuk mungoi për arsye disiplinore, ai nuk bëri asgjë keq.  Vetëm se është një kohë e vitit kur trajneri merr disa informacione dhe duhet të reagojë. Ne do ta shohim”, u shpreh Kloppi.

Të hënën mbaron afati kalimtar i transferimeve. Gjatë këtij vikendi mund të ketë lëvizje të Shaqirit./Indeksonline/