75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 31 Mars 2025 / k.v

Viktima e aksidentit fatal në Bresje është nga Llapi

Është konfirmuar identiteti i viktimës që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Bresje të Fushë-Kosovës.

Sipas njoftimit nga familja, viktima është Selim Muçiqi, i cili u godit për vdekje nga një automjet mbrëmjen e 30 marsit 2025.

Familja Muçiqi ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre: “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një aksidenti në trafik, babai im ndërroi jetë: Selim Muçiqi. Faleminderit për çdo gjë, babi im. Zoti të bëftë banor të Xhenetit. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë!”

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se shoferi E. Berjani, 28 vjeç, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /lndeksOnline/