21:23 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës: Isha ne seancat gjyqësore, por nuk kuptova nëse u morë vendim për rastin!

Një viktimë dhunës seksuale gjatë luftës ka mbetur e zhgënjyer paslufte me mënyrën e trajtimit të rastit të saj.

Duke folur për emisionin “Udhëve” të RTK-së, ajo ka thënë se ajo ishte ftuar në seancat e mbajtura, por nuk kishte arritur ta kuptonte nëse ishte marrë vendim për rastin.

“Unë e pata denoncuar rastin në stacion policor, kanë qenë të UNMIK-ut, ka pasur edhe të KFOR-it. E kanë sjellë personin që ta shohë prapa xhamit, e kam njohur, tri seanca kanë qenë, nuk e di çka ka ndodhur. Askush nuk më ka lajmëruar çka ka ndodhur. Kur ka qenë puna që të isha në seancë më gjenin, por kur ka qenë puna e vendimit jo. Sot e asaj dite nuk e di si ka ndodhur. Shumë jam e zhgënjyer”, ka thënë ajo.