75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / LB

Viktima e dytë nga zjarri, ndërron jetë 57-vjeçarja nga Gjirokastra: Një javë më parë humbi bashkëshortin

Andrea Haxhiaj, 64 vjeç humbi jetën tragjikisht për shkak të flakëve të rëna pranë shtëpisë së tij në fshatin “Asim Zeneli” një javë më parë në Gjirokastër, ndërsa ishte duke tentuar fikjen e tyre me bashkëshorten.

Kjo e fundit pësoi djegie në 75 për qind të trupit duke u shtruar urgjentisht në QSUT, ku nuk ka mundur t’ia dalë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.