14:58 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

“Viktima” e parë e Sylvinhos, Polonia e shkarkon trajnerin

Polonia e ka shkarkuar nga detyra selektorin e saj, Fernando Santos. Humbja e mbrëmshme nga Shqipëria i ka kushtuar me punë trajnerit të njohur portugez.

Humbja nga Shqipëria i ka zbehur tej mase gjasat e polakëve për kualifikim, gjë për të cilën sot Federata Polake ka reaguar duke vendosur shkarkimin e tij.

Ish-kampioni i Evropës me Portugalinë është “viktima” e parë e Sylvinhos si trajner./Indeksonline/