75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Viktima e parë nga zjarri në Gjirokastër, reagon Rama: Ngushëllime familjes!

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit Andrea Haxhiaj, 60-vjeçari që pasditen e sotme humbi jetën nga asfiksia.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton se forcat e emergjencës civile dhe të ushtrisë janë në krye të detyrës dhe po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”- shkruan Rama.