75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Viktima e radhës në Dollc, humb jetën një shofer që punonte si gurëthyes

Një person ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme në fshatin Dollc të Klinës.

Në vendin ku shumë shoferë kanë humbur jetën, fatkeqësinë e radhës e ka pësuar një 51 vjeçar. Indeksonline mëson se viktima ishte punëtor i kompanisë së gurëthyesve “Mirusha Company”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë./Indeksonline/