09:05 / E Enjte, 23 Mars 2023 / MSH

Viktima goditet nga një veturë, nën kërcënim të armës i grabitën mbi 700 euro

Një person ka raportuar te Policia në Ferizaj se dje u godit nga një veturë.

Rasti i ndodhur në fshatin Bablak, dje rreth orës 19:10, sipas viktimës ishte gjatë kohës teksa ai po kthehej me veturë në shtëpi.

Viktima ka treguar se nga vetura prej së cilës u godit, dolën katër persona, tre prej të cilëve ishin të armatosur me AK-47.

“Të dyshuarit viktimës ia kanë marrë shtatëqind e shtatëdhjetë (770) €” thuhet në njoftimin policor.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.