Viktima i tretë nga sulmi në Kaliforni një gjashtë vjeçar, policia njofton se ka qëlluar për vdekje vrasësin
Një person i armatosur hapi zjarr në Festivalin e hudhër Gilroy në Kaliforni.
Ngjarja ndodhi në orën 5:41 të dielën pasi festivali vjetor po përfundonte ditën e tretë dhe të fundit.
Shefi i policisë së Gilroy Scott Smithee foli në ora 10.15 lokale dhe konfirmoi se ai u qëllua për vdekje.
Smithee tha se zyrtarët janë ende në kërkim të një të dyshuari të dytë të përfshirë. Ai tha se roli i personit në të shtënat është i paqartë, përcjellë Indeksonline.
Të dy të dyshuarit besohet të kenë hyrë në festival nëpërmjet një mëngë në anën veriore.
Deri tani tre persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre edhe një djalë gjashtë vjeçar, që u qëllua në stomak dhe nuk arriti t’u shpëtojë plagëve.
Deri sa janë konfirmuar edhe 15 persona të lënduar./Indeksonline/

