75 Mall Live Search
23:16 / E Premte, 16 Gusht 2024 / H F

Viktima në Ferizaj është babai i një politikani shqiptar

Një dasëm sonte në Ferizaj u kthye në tragjedi. Kjo pasi në një sallë dasmash në fshatin Bibaj është vrarë 89 vjecari, Sadriu Sadriu.

I dyshuar për këtë vrasje është pjesëtari i policisë së Kosovës, Festim Ramadani.

Ai poashtu sipas IPK-së përdori edhe armën zyrtare.

Lidhur me këtë rast, IndeksOnline mëson se viktima në Ferizaj është babai i Ilir Sadriut- Kryetar i Alternativës për Ndryshim, në Preshevë.

Viktima, siç merr vesh IndeksOnline, ka qenë me profesion mësues, me prejardhje nga Presheva.

Motivet e rastit ende nuk dihen./IndeksOnline/