Viktima në Pejë është vëllai i Gjestit

Një aksident në Bllagajë të Pejës ka qenë fatal për një të ri mesditën e sotme. Viktima është Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje.
Kadri Berisha është në gjendje të rëndë dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës./Indeksonline/