Viktima nga aksidenti në Podujevë ishte 73 vjeçar
Sot pasdite në fshatin Shtedim të Podujevës ndodhi një aksident me fatalitet mes dy veturave, ku si pasojë vdiq një këmbësor.
Detaje për aksidenti ka dhënë për Indeksonline, zyrtarja për informim e policisë rajonale, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
“Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjeçar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka theksuar Ahmeti. /Indeksonline/